Të dhëna të reja të efikasitetit nga Brazili mbi vaksinën COVID-19 të Sinovac, për të cilën tani ka katër nivele shumë të ndryshme suksesi, ngritën më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa shumë vende në zhvillim i kanë shpresat e tyre te CoronaVac për t’i dhënë fund pandemisë. Reuters ka sjellë faktorët e mundshëm që kontribuojnë në nivelet e ndryshme të efikasitetit të CoronaVac dhe interpretimet e ekspertëve. Nga krahasimet vihet re se efikasiteti në Brazil në masën 50.4% ka ardhur pas një studime vetëm te punonjësit e sistemit shëndetësor, të cilët janë në kontakt me virusin pjesën më të madhe të kohës. Ndërkohë që në vende si Turqia, Kili apo Indonezia ku Coronavac është testuar tek popullata, efikasiteti është në nivele tepër të larta. Por disa mjekë shqiptarë në mërgim i shohin studimet përgjysmë… JavaNews.al sjell më poshtë lajmin e publikuar nga Reuters që i referohet instituteve dhe mjekëve me emër dhe mbiemër.
SA EFEKTIVE ËSHTË CORONAVAC?
Studiuesit në Turqi thanë se vaksina kineze Coronavac është 91,25% efektive. Provat turke kishin përfshirë mbi 7,000 vullnetarë, por rezultati i efikasitetit u bazua në të dhëna nga 1,322 persona.
Indonezia tha se vaksina është 65% efektive bazuar në provat që përfshijnë rreth 1,600 njerëz.
Studiuesit në Brazil thanë se ishte 50.4% efektiv në parandalimin e infeksioneve simptomatike. Brazili ka kryer edhe provat më të mëdha deri më tani me rreth 13,000 pjesëmarrës.
POR PSE KJO MATJE E NDRYSHME E EFIKASITETIT?
Numri i kampionit të testimit, kriteret e pacientit, kohëzgjatja e vëzhgimit pas vaksinimit, grupet e synuara, përhapja e virusit në secilin vend janë ndër faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet për efikasitetin, thonë ekspertët. Infeksionet më të shfrenuara në Brazil sesa në vendet e tjera të provave dhe llojii i tij i studimit për t’u përqëndruar në punonjësit e shërbimit shëndetësor mund të ketë çuar në infeksione më të lehta në prova, duke ulur kështu të dhënat e efikasitetit, tha një njohës i çështjes.
Gjetja e re e efikasitetit të ulët përfshinte njerëz me simptoma shumë të lehta të cilët nuk kishin nevojë për ndihmë klinike, ndërsa leximi i mëparshëm ishte bazuar në pacientë me simptoma që kishin nevojë për ndihmë, thanë studiuesit brazilianë.
IMPAKTI I GRUPEVE TË SYNUARA
Brazili zhvilloi prova vetëm me punonjës të kujdesit shëndetësor, ndërsa Turqia dhe Kili rekrutuan si punonjës mjekësorë ashtu dhe publik të gjerë.
Punonjësit mjekësorë mund të jenë më vigjilentë ndaj simptomave të lehta dhe t’i raportojnë ato në mënyrë më proaktive sesa publiku i gjerë, për të cilin Sinovac dyshon se mund të jetë ndër arsyet për pse efikasiteti është diçka më shumë se 50%.
Rezultatet e rreme si pozitive, të dorëzuara nga testet COVID-19, mund të ketë përkeqësuar gjithashtu leximin e studimit.
SI E INTERPRETOJNË EKSPERTËT
Ekspertët thonë se është e vështirë të interpretohen rezultatet e efikasitetit pasi të dhënat e plota nuk ekzistojnë.
“Kjo thekson problemin e publikimit të të dhënave përmes një njoftimi për shtyp sesa botimit në një revistë të vlerësuar nga kolegët”, tha Lawrence Young, një virolog dhe profesor në Universitetin e Ëarëick të Britanisë.
Paul Hunter, profesor në Mjekësi në Universitetin e Anglisë Lindore, vuri në dukje se intervali i injektimit të dozave prej dy javësh ishte shumë i shkurtër dhe mund të ketë ndikuar në efikasitetin e palës braziliane.
Sinovac tha se modeli i tij i provës nuk është identik midis vendeve, por rezultatet janë të mjaftueshme për të provuar se vaksina është e sigurt dhe efektive.
/JavaNews/ a.rada