Mjeku Artan Koni, i ftuar në “News 24”, duke folur për vaksinimin, deklaroi se ky proces duket se po përdoret nga politikanët për fushatë elektorale. Koni thekson se nuk e kupton praninë e politikanëve në këtë proces.
“Vaksinimi si proces është i thjeshtë. Kjo përdoret për fushatë elektorale. Nuk e di përse duhet kamera. Fillimisht kishte skepticizëm për vaksinën Astra Zeneca, kurs etani po përdoret në mbarë Europën. Kemi anë pozitive se po vaksinohen më shumë njerëz dhe kemi anë negative, se po dalin më shumë persona nëpër rrugë.
Është herët për të pasur përqindje suksesi për vaksinat. Vaksinat ulin riskun për sëmundjen. Të dyja dozat që marrim duhet të jenë të së njëjtës vaksinë. Gjithsesi, procesi i vaksinimit nisi shumë vonë”, tha Koni.
Artan Koni vlerëson se ora policore duhet hequr, pasi nuk ka asnjë lloj kuptimi, pasi po shohim grumbullime të mëdha në njerëz gjatë ditës.
“Nga të dyja anët kemi papërgjegjshmëri. Mund të pritej që z. Basha të gjobitej. Kjo më ndodh mua, nëse nuk mbaj distancë, e lideri i opozitës del në rrugë me turma. Komiteti po sillet sikur jeton në hënë dhe jo në Shqipëri.
Ora policore duhet hequr, sepse me çfarë po shikojmë nuk ka vlerë. Në 12 të drekës, kur ka turma e marrin shumë vetë. Atëherë, i bie nuk ka asnjë vlerë. Doja të kandidoj me Nismën Thurrje, por hoqa dorë nga kandidimi, sepse disa gjëra ndryshuan aty”, u shpreh Koni./ b.h