Qytetarët amerikanë duan të dinë për gjendjen shëndetësore të presidentit të tyre nga rrugë zyrtare.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u zotua dje të botonte një raport gjithëpërfshirës mbi shëndetin e presidentit të 76-të të SHBA shumë shpejt.
Kur u pyet nga një gazetar nëse do të botonte dosjen mjekësore të Joe Biden, ajo nxitoi të përgjigjet pa hezitim:
“Sigurisht”, tha ajo në konferencën e përditshme për shtyp , siç raportohet nga gazeta amerikane “New York Post”.
“Unë nuk kam një orar por ne do ta bëjmë atë absolutisht dhe unë do të kontrolloj dhe shoh kur presidenti do të zhvillojë përsëri vizitë te mjeku për një kontroll mjekësor.”
Shtëpia e Bardhë mohoi që Biden, mund të ketë një sëmundje të rëndë. Ish Presidenti i SHBA Donald Trump ende akuzon nga Florida për gjendjen shëndetësore të pasardhësit të tij demokrat.
Dhe kur Biden u rrëzua ndërsa ngjiti shkallët e avionit presidencial “Air Force One”, republikanët thanë se nënpresidentja Kamala Harris duhet të merrte frenat e vendit./ b.h