Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e 524 apartamente në Laç , konkretisht ato që po ndërtohen në lagjen e re Zonën 1 dhe Zonën 2 të qendrës së qytetit. Gjatë inspektimit Rama ishte e shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Lezhë, Lindita Nikolla dhe kryetarja e Bashkisë Laç, Majlinda Cara, e cila e njohu kryeministrin me të gjithë procedurën e ndërtimit.
Kompleksi që do të ndërtohet në lagjen e re të qytetit të Laçit do të jenë moderne dhe me hapësira të gjelbra, parking e infrastrukturë europaine, ndërsa Rama shkruan se kjo do e bëjë qytetin e Laçit edhe më të bukur dhe më të fort nga sa ishte para tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
“Kjo është lagja më e bukur e re e Shqipërisë e ndërtuar nga fillimi deri në fund”, tha Rama ndërsa shtoi edhe me batuta se këtu në këtë lagje të re do të vendoset edhe FMN për të treguar se projekti është në nivelet evropiane si në ndërtim dhe infrastrukturë.
“Për lyerjen mos e kini merak. Kryebojaxhiun e kemi mik.”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura. M
Po ashtu, Rama pa nga afër dhe kantierin e ndërtimit të godinës së bashkisë në Laç.
Rama: Hajde bashki, hajde!
Kryebashkiakja: Është 4 mijë metra katrorë
Rama: Do ta marrin FMN. Do hyjë FMN në Laç.