Prokuroria e Romës arrestoi dy shqiptarë dhe një italian për inskenim të rrëmbimeve jashtë vendit. Dy shqiptarët Fredi Frrokaj, Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini përfunduan në burg nën akuzat e rrëmbimit për qëllime të terrorizmit.
Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta, tani nën hetim për simulimin e një rrëmbimi dhe mashtrimi është Alessandro Sandrini, sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019.