Skënderbeu e ka mbyllur me humbje pjesëmarrjen e parë në Europa League. Skuadra kampione e Shqipërisë u mund 0-3 në “Elbasan Arena” nga Lokomotiv e Moskës, e cila kalon më tej, bashkë me Sportingun, që mundi Beshiktashin.
Rusët shënuan në pjesën e parë, me Tarasov, ndërkohë që e siguruan kualifikimin vetëm në minutën e 89-të, kur Niasse shënoi golin e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes.
Një minutë më pas, një tjetër gabim i mbrojtjes dhe Samedov shënoi golin e tretë.
Skënderbeu e mbyll aventurën europiane me tri pikë në gjashtë ndeshje, falë fitores së bujshme 3-0 me Sportingun në javën e katërt.