Një makinë tip “Range Rover” ka shpërthyer në flakë në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.
Policia raporton se makina ishte në pronësi të modeles, Françeska Jaçe. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.
Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.