Zgjedhjet e 25 prillit/ Jozefina Topalli flet hapur: E djathta nuk ekziston më në Shqipëri!

Topalli33222

Ish-kryeparlamentarja Jozofina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit do të vijë me një forcë të re politike, të quajtur Lëvizja për Ndryshim.

E ftuar në “Real Story”, ajo u ndal tek ideologjitë e partive. Sipas saj, e djathta nuk ekziston në Shqipëri.

Ajo theksoi se edhe Partia Demokratike, e cila njihej si një parti e qendrës së djathtë, e ka zbehur së tepërmi këtë nocion.

“Unë besoj se një ndër betejat e tyre të para në betejën politike, ka qenë beteja për karrigen e kryetarit, sepse në karrigen e kryetarit kanë ecur në agjendat profesionale. Fillimisht në vitet ‘20 kanë qenë Zogu nga njëra anë dhe Noli nga ana tjetër. Më pas ka qenë Balli, e të tjerat. Më pas faktikisht nuk ekzistonte asgjë. Diktatura kishte bërë të vetën dhe u krijua PD, që ishte e qendrës së djathtë. Edhe ata që mbështetën forcën e PD si lëvizje, që donin të drejta, integrimin, e më pas shkoi drejt formësimit të një force politike. Sot nuk kemi një të djathtë, edhe qendra e djathtë është zbehur shumë. Ndaj edhe forcat politike duan reformimin. Lëvizjet e reja kanë një objektiv të caktuar, por synojnë një reformim të skeptrit në përgjithësi. Debati mes të majtëve dhe të djathtëve ndodh edhe në arenat ndërkombëtare”, tha Topalli.

Next Post

Comments 1

  1. kirurg says:

    Tani doni vetëm pasuritë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com