Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe lideri i opozitës dhe i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, kanë rëndë dakord që afati për regjistrimin e popullsisë të shtyhet.
Pas takimit që kanë zhvilluar sot, është njoftuar se është arritur në një marrëveshje që sipas së cilës regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 Shtator. Po ashtu bëhet me dije se dhe portali për regjistrimin e diasporës do të mbetet i hapur deri në fund të muajit Shator.
kreu i opozitës në një deklaratë pas takimit tha se biseda ka qenë pozitive dhe e suksesshme. “Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha Hristijan Mickoski.
Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Liderët kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë për integrimin e vendit në BE dhe për menaxhimin e krizës së Covid./ b.h