Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë lidhur me një ngjarje të ndodhur dje në Ferras të Divjakës, ku ai qëlloi me armë zjarri në ajër.
Policia ka zbardhur ngjarjen ku shtetasi G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë. Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta.
Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale./ b.h