Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që mos ta shesin votën në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo u bën thirrje që mos ta dorëzojnë pushtetin tek kriminelët dhe thotë se vetëm qytetarët mund ta zgjedhin të ardhmen.
“Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj“, shkruan Kim.
Postimin e saj, ambasadorja e shoqëron me apelin e kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve për të raportuar dhe denoncuar rastet korruptive të shitblerjjes së votës dhe rastet e financimit të paligjshëm në fushatën zgjedhore.
/a.r