Një lajm tronditës jo vetëm për skenën politike shqiptare. Ndarja nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino, ka qenë e papritur për të gjithë.
Lajmi i hidhur ka mbërritur mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ishte ftuar sekretari i përgjithshëm i PS, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Teksa gazetari Bashkim Hoxha e ka dhënë lajmin në studio, Balla është përlotur dhe ka qenë e vështirë të japë një mesazh ngushëllimi.
“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla.
Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
g.kosovari