Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Europën Jugore do të diktojën kushtet e motit dhe në vendin tonë.
Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojne deri në mesditë. Pasditja do jetë kryesisht me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të lehta mbeten në Verilindje dhe Juglindje.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin e Kososvës deri pasdite kur kemi shfaqe të vranësirave të lehta në zonat lindore. Edhe orët e natës vijojne në të njëtat kushte atmosferike.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV paraqitet në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites, situatë e cila vijon deri orët e mbrëmjes kur do ketë kalime vranësirash të lehta.
g.kosovari