Rrjeti WB2EU ka organizuar një forum me temë “Si të rimarrim zgjerimin e BE-së në binarë? Duke i dhënë përparësi sundimit të ligjit dhe reformës në drejtësi ”.
Pjesë e diskutimit kanë qenë disa përfaqësues nga PE, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ku u cek edhe çështja e çeljes së negociatave të Shqipërisë.
Ishte pikërisht nënrkyetarja e PE, Katarina Barley e cila ngriti shqetësimin se në zhvillimet brenda BE janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe zhgënjyese, pasi nuk janë mbajtur premtimet për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Vetë rrjeti WB2EU ka ngritur çështjen se Status quo në BE nuk po siguron më stabilitet për Ballkanin Perëndimor nëpërmjet vonesave dhe mosmbajtjes së angazhimeve për vendet që aspirojnë për në BE ndërkohëq ë janë në pritjje.
‘’Unë mendoj se duhet ta shtrojmë këtë me të vërtetë në një pasqyrë më të madhe, sepse zhgënjimi i vendeve të pranimit është një pjesë e procesit që nuk ka të bëjë vetëm me procesin e anëtarësimit, ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve brenda BE-së që janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe gjithashtu zhgënjyese për disa prej nesh. Kur bën premtime duhet t’i mbash ato. Sapo të rritni pritjet, duhet t’i përmbushni ato. Ajo që kemi parë veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është se BE nuk i ka përmbushur këto pritje dhe nuk i ka mbajtur premtimet që bëri. Parlamenti Evropian punon sa më shumë që të mundet për të mbështetur procesin e pranimit “, theksoi Barley.
g.kosovari