Alvaro Morata ka rinovuar kontratën me Juventusin deri më 30 qershor 2020. Kontrata e mëparshme skadonte më 2019 për sulmuesin spanjoll, i marrë nga Real Madrid, por me të drejtë riblerjeje nga klubi madrilen. Megjithatë, sulmuesi nuk do të largohet, duke preferuar të qëndrojë në Torino, ku ka pasur një rol të rëndësishëm sezonin e kaluar në suksesin e bardhezinjve në Europë, ku arritën deri në finalen e Champions League.