Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për thirrjen si dëshmitar të Sali Berisha në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë.
Ky i fundit po rigjykohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit.
Më herët, Gjykata është shprehur se vendimi nëse Sali Berisha do të thirrej ose jo për të dëshmuar në këtë proces, do të jepej pasi të dëgjohej dëshmia e dëshmitarit okular të vrasjes së Azem Hajdarit.
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, pritet të dëgjohet dëshmia e Zenel Nezës, i cili mbeti gjithashtu i plagosur në ngjarje.
Gjykata, më herët refuzoi një numër të madh dëshmitarësh, mes tyre edhe Fatos Klosin ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Sa i përket Aishe, Zylfie e Muharrem Haklaj, Gjykata ka vendosur se nuk është e nevojshme të merren dëshmitar pasi nuk kanë qenë të pranishëm në vendin ku dhe kur ka ndodhur ngjarja. Izet Haxhia po rigjykohet për akuzën e vrasjes në dëm të deputetit Azem Hajdari.
Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vite, por pasi vendosi me vullnet të ekstradohej nga Turqia drejt Shqipërisë, procesi është rihapur dhe ai këmbëngul në sallën e gjyqit se nuk ka lidhje me krimin që tronditi vendin mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998. Sakaq, kur ndodhi atentati, Azem Hajdari shoqërohej nga dy badigardët e tij, Zenel Neza dhe Besim Çera.
Ky i fundit mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa Neza mbeti i plagosur. Por ajo që dihet tashmë është se personi i parë që takoi Neza pasi doli nga operacioni është Sali Berisha.
Në disa pamje filmike të bëra publike shihej se si Berisha komunikonte shumë afër me të privatisht, ndërsa në një moment të dytë Berisha shfaqet në shoqërin.
g.kosovari
Normale qe do ta humbte ballafaqimin me vrasesin e vicidolit,gjemat e tije duhen shume vite te harrohen.