Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme është takuar me intelektualë në Durrës, ku dhe ka shpalosur programin e Partisë Socialiste për të ardhmen.
Rama tha se durrësakët e kanë zili Vlorën për ndryshimin që është bërë, duke shtuar se ai ka bërë shumë për këtë qytet pasi ka qenë edhe deputet.
Gjatë fjalimit me kandidatët, kreu i qeverisë tha se kjo është një garë mes njerëzve të babës, referuar Durrësit dhe nënës, Vlorës.
Po ashtu, ai tregoi se ku do të kandidojë për deputet, duke shtuar se do të qëndrojë aty ku do ta duan më shumë.
“Është fakt që provohet nga shifrat, e të gjitha pasqyrave të sektorëve të ndryshme. Përveç kësaj, Durrësi, është realisht në kushtet që mund të bëj një kapërcim të madh. E kuptoj shumë mirë durrsakët që e shohin Vlorën me xhelozi për të gjithë ndryshimet e ndodhura. Por për vetë faktin që në Vlorë ka pasur një ndryshim, edhe për faktin që kam qenë deputet, por edhe ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës tonë bregdetare, se sa në Durrës që është e vështirë. Nga ana tjetër, Durrësi ndryshe nga Vlora dhe ndryshe nga çdo pikë tjetër, ku zhvillimi i turizmit tonë ka një potencial të veçantë, ka një potencial shumë kompleks. Durrësi s’është vetëm deti, Durrësi ka dhe një pjesë tjetër që ka të bëj me tregtinë dhe është e lidhur me potencialin e tij.
Për shkak të këtij potenciali ka të bëjë edhe me industrinë e lehta që janë zhvilluar në kohë, por që do të zhvillohen edhe më tutje. Unë jam këtu, për t’iu thënë juve dhe të gjithë durrsakëve, se ky është momenti i duhur të jem këtu, jo thjesht si kryeministër, por edhe si anëtarët e qytetit të Durrësit, duke e sjellë në vëmendje si detyrim edhe për faktin e të qenit deputet. Natyrisht që kjo varet nga ju, nga durrsakët, po flisja me Milvën sepse jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë. Është një garë mes atyre të babës dhe të nonës, këta të nonës janë inatçi të mëdhenj, këta të Durrësit më pak, sepse e mbajnë përbrenda dhe e nxjerrin me pasion. Por në këtë moment duhet nxjerrë me pasion që të marrim një rezultat kuptimplotë, për të afirmuar domosdoshmërinë për të vijuar punët që kemi nisur dhe mos lejuar të kthehet mbrapsht rrota e historisë, ajo do të kthehej mbrapsht drejtpërdrejt në të gjithë kategoritë.
Ata që janë me të tjera mendje, llogore, i them më shumë se sa çdo herë tjetër, vota do të jetë për të marrë në punë njeriun e duhur dhe njerëzit e duhur. Kur merr në punë, për të rregulluar lavamanin nuk e pyet, a je me mua a me ta, por s’do t’ia dish fare çfarë është ai, por merr më të mirin që të rregullojë lavamanin. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe kur merr në punë një kryeministër dhe qeveri, për të bërë punën, nëse bën punën, e bën. Mund ta duash shumë atë tjetrin, por nëse rri e fle gjumë, për çfarë të duhet. Përtej kësaj, duhet të keni parasysh një gjë, nuk kemi një program elektoral për t’i bërë qejfin sepse jemi qeveria”, tha Rama./ b.h