Presidenti Ilir Meta përkujton në këtë 26 mars protestën e parë antikomuniste në Shqipëri.
Për të ajo ishte e para protestë, më e fuqishmja, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.
“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”, shkruan Meta.
Në fund presidenti jep dhe një mesazh për të rinjtë duke thënë se protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.
“Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë”, shkruan Meta./ b.h