Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave pas propozimit të Ministrit të Brendshëm.
Xhoxhi kandidon për deputet në qarkun e Elbasanit, i dyti në listë pas ministres së Arsimit Evis Kushi.
Lirimi i tij nga detyra vjen pikërisht pasi në momentin e marrjes së mandatit ai nuk mund të mbajë funksione të tjera publike. Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur emri i zëvendësit të tij./ b.h