Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës mbetet, në ndikimin e kthjellimeve në Republikën Shqipërisë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat Jugore duke lënë Qendrën dhe Veriun në ndikimin e motit të kthjellët.
Edhe orët e natës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 14°C.
Era do fryjë e e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim i ulët.
Rajoni dhe Europa
Europa Qendrore dhe Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do paraqiten vendet Nordike. Ndersa Europa Lindore dhe ajo Jugore
do të vijojne në ndikimin e motit të kthjellët.
Kosova
Kthjellime do të jenë dominuese në të gjithë republikën e Kosovës deri pasdite vonë kur në zonat veriore të saj do ketë kalime vranësirash të lehta. Mbrëmja dhe nata vijojnë me mot të kthjellët por të ftohtë.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me mot të kthjellët në territorin e MV, situatë e cila vijon deri pasdite kur kemi kalime vranësirash në zonat kufitare me territorin shqiptar. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.