Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Britaninë e Madhe.
Një 21-vjeçar shqiptar dyshohet se është qëlluar për vdekje me thikë në Londër.
Viktima është Renato Geci, ndersa për krimin u arrestuan një 31-vjeçar dhe një grua, që akuzohet se e ndihmoi autorin e krimit.
Në vendin e ngjarjes, përveç Gecit që ndërroi jetë u gjet i plagosur edhe një tjetër person, i cili u transportua në spital.
Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa arrestimet u bënë sot nga policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet.
“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha njëri nga fqinjët.
/a.r