1611- Lindi shkrimtari turk i udhëtimeve Evliya Çelebi, i cili udhëtoi në Perandorinë Osmane nga 1630, dhe i botoi vëzhgimet e tij në “Udhëtimet” e famshme në 10 libra.
1821- Grekët fillojnë një kryengritje kundër Turqve në Peloponez, e cila përfundon 12 vjet më vonë me njohjen e pavarësisë Greke.
1867 Lindi dirigjenti italian Arturo Toscanini, një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Dirigjoi në Scala në Milano, dhe më pas në Operën Metropolitane në Neë York, ku gjithashtu organizoi një orkestër simfonike.
1918- Vdes kompozitori francez Claude Achille Debussy, krijues i impresionizmit muzikor dhe një nga themeluesit e muzikës moderne (“Pasdite e një faune”, “Nocturne”).
2010-Vdiq fotografi amerikan Jim Marshal, i cili për më shumë se gjysmë shekulli fotografoi legjenda të rock and roll si Beatles, Bob Dylan, Janis Joplin, Jimi Hendrix, ka vdekur.
2012-Vdiq në Lisbonë, shkrimtari italian Antonio Tabuki, profesor në Universitetin e Sienës në moshën 68 vjeç. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë italianë, ai shkroi rreth njëzet libra që janë përkthyer në rreth 40 gjuhë. BETA