Një 43-vjeçar shqiptar në Leçe të Italisë ka humbur jetën pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar si pasojë e koronavirusit.
Ai është Ilir Moçka, për të cilin kanë shkruar edhe mediet e vendit fqinj.
Prej vitesh ai drejtonte një biznes bashkë me familjarët e vet, por jeta iu ndërpre në mes.
Pak ditë më parë i ndieri humbi edhe prindërit, po ashtu të prekur me koronavirus.
“Sot djali i hallës sonë Ilia Moçka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan një i afërm i 43-vjeçarit në profilin e tij.
/a.r