Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë nisur fushatën elektorale, respektivisht në sheshin “Skënderbej” dhe atë “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, teksa liderët kryesorë kanë shpërndarë aktivitetetet e tyre, shihet një diferencë e thellë mes njëri-tjetrit. Shikueshmëria e aktivitetit të PS në rrjetet sociale është 5 herë më e lartë sesa ajo e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se Lulzim Basha ka mbledhur në shesh mijëra militantë në shkelje të plotë të të gjitha masave anti-Covid. Ndërkohë që socialistët e kanë hapur fushatën vetëm në prani të kandidatëve për deputetë.