Kreu i PD zbuloi ditën e sotme këngën e zgjedhur për të fushatën elektorale këto 30 ditë. Bëhet fjalë për “Unstoppable “ nga Sia. Por ndonëse tepër ritmike dhe energjike, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur këngën e gabuar duke iu kthyer edhe në një boomerang.
Në tekstin e plotë të këngës ndër të tjera thuhet dhe “I know what it takes to fool this town” dhe “I will tell you what you wanna hear”.
Nëse do i përkthenim në shqip këto vargje të këngës së zgjedhur nga Basha për fushatën elektorale, janë: “Unë di si ta gënjej këtë qytet…” dhe “Do të të them çfare do të dëgjosh”.
Kujtojmë se një nga akuzat që i bëhen Lulzim Bashës si nga socialistët, por më herët edhe nga vetë Presidenti Ilir Meta apo Monika Kryemadhi ka qenë mosmbajtja e fjalës. Pjesën e ‘orës së Bashës’, Meta e ka shprehur në vitin 2015.
Teka ishte i ftuar në “Opinion”, presidenti shprehej në atë kohë, se ‘Luli gënjen dhe për orën, ora është 11 e 2 minuta, po të pyesësh atë, thotë që është 12 pa 5’.
/javanews/a.r