Qindra makina me militantë të Partisë Demokartike janë pozicionuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” duke krijuar një varg deri te sheshi ‘Nënë Tereza’.
Zgjidhja e menduar nga organizatorët për të shmangur infektimin e mundshëm në turmë duket se nuk ka funksionuar. Personat që ndodheshin në automjete kanë zbritur duke u grumbulluar me njëri-tjetrin.
Në çelje të fushatës, teksa kandidatët e PD janë vendosur në tribunë, moderatori u ka bërë thirrje të pranishmëve të ruajnë distancën, duke u shprehur “Vdektë Edi Rama për ju”.
Në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.
Sakaq, në hyrje të sheshit “Nënë Tereza”, është vendosur një portë me logon “Shqipëria fiton” si një ftesë për të gjithë qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike. Po ashtu mësohet se peshën me të madhe të kohës do ta zë fjala e kreut të PD, Lulzim Bashës.
/a.r
Moderatir apo psikopat kronik !
Po kto kurvat analistet qe se permendin fare. Ta kishin thene per bashen a berishen do kishin cjerre surratin ne tv.