Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Lezhë, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozena Topalli ka kërkuar debat publik me drejtuesit e partive kryesore në vend, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.
“Kjo është një lëvizje kundra tre kryetareve që kanë monopolizu jetën politike shqiptare, që të tre janë gura shumë të korruptuara dhe unë edhe sot përmes këtij takimi ju kërkoj atyre një debat publik”- thaTopalli.
Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet që ky vend të presësh ndryshim nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta./ b.h