Një 61-vjeçare në Vaun e Dejës në Shkodër ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në vendin e punës.
Mësohet se ajo punonte në sektorin e presimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit ka mbërritur në spitalin e Shkodrës pa shenja jete.
“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”- thuhet në njoftim./ b.h