Kur do të rikthehemi në normalitet? Epidemiologu Alban Ylli, i ftuar në A2, është realist.
“Britania e Madhe është në fazë të avancuar të vaksinimit por nuk i ka ulur masat e distancimit.
Në BE janë më mbrapa me rreth 10% të popullatës të vaksinuar, masat janë serioze dhe efekti i vaksinës në frenimin e pandemisë ende nuk merren parasysh, madje masat po përshkallëzohen”.
Kjo përkthehet sipas tij me një vit ende të vështirë, edhe për Shqipërinë.
“Risku ka qenë shumë i madh në Shqipëri gjatë dimrit, sot duket në përgjysmim, por nuk kemi dyshim që vjeshta do të risjellë qarkullim të ri.
Do të na duhet shumë më tepër imunitet natyror dhe artificial falë vaksinave që ta kemi nën kontroll pandeminë, dhe më pas do flitet për pjesën endemike, dhe për vaksinimet periodike”.
Sipas tij, edhe pse në verë parashikohet një frenim, “ky ngelet viti i pandemisë, me këto ritme qarkullimi dhe vaksinimesh, por shpresojmë që gjysma e dytë të jetë më e lehtë se ajo e vitit të kaluar”.
g.kosovari