Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel ku diskutuan rreth disa çështje të rëndësishme.
Kurti ka bërë me dije se kanë diskutuar lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19, procesin e integrimit në BE dhe dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai ka shtuar se kancelarja ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë në luftën kundër korrupsionit dhe programit të reformave.
Kurti është shprehur gjithashtu se kanë rënë dakord për një dialog të udhëhequr nga qeveria me Serbinë për të normalizuar më tej marrëdhëniet dhe për të hequr të gjitha pengesat jo-tarifore.
Biseda telefonike mes dy krerëve të shteteve ka ardhur pas letrës së urimit të Kancelares për detyrën e re të Kurtit si kryeministër i Kosovës.
g.kosovari