Një ndër të rinjtë pjesëmarrës në “Forumin Shqiptar për Liri dhe Demokraci”, ka kërkuar të bëjë një foto “selfie” me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka cilësuar si “ilaç të popullit”.
“Më falni doktor Berisha, fakti që po qeverisemi nga një parti që, le të themi të vërtetën, më jep ndjesi negative, si ilaçi i popullit që jeni, do doja të bëja një foto me ju që sa herë të ndihem keq të nxjerr foton”, tha djali i cili ishte ftuar në panel për të bërë pyetje.