Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Prokurorisë, anëtarët kanë propozuar lëvizjen e disa prokurorëve, një propozim që kërkon miratimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Sipas burimeve për gazetën ‘Shekulli’, është propozuar që prokurori Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kalojë në Prokurorinë e Shkodrës, Kudusi Shahu nga Krimet e Rënda të transferohet në Prokurorinë e Tiranës dhe Granit Shahu nga Prokuroria e Tiranës të transferohet në atë të Shkodrës.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes u propozua që Florian Bonjaku nga Prokuroria e Tiranës të transferohet në atë të Krujës, Petrit Çano nga Prokuroria e Lushnjës të transferohet në Prokurorinë e Krujës, Shkëlqim Hajdari nga Prokuroria e Apelit Tiranë të transferohet në Prokurorinë e Shkodrës dhe Shkëlqim Kokona nga Prokuroria e Apelit Tiranë të transferohet në Pogradec.