Kryesuesja e listës zgjedhore të LSI në Durrës Elona Guri është përleshur me një qytetar në Durrrës.
Përplasja ka agravuar ku është dashur ndërhyrja e punonjësve të policisë.
Mësohet se Guri është shoqëruar në komisariat për sqarimin e motiveve të ngjarjes.
Përmes një njoftimi të shkurtër policia njofton:
“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit”, nënvizon policia.
Guri ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë:
“Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.
Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.
Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, shprehet Guri.
/a.r