Zgjedhja e Sandër Simonit dhe Klodian Kurushit për në Gjykatën e Lartë e la GJKKO-në me vetëm 6 anëtare. Simoni mbante edhe pozicionin e kreut të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas këtyre ikjeve në GJKKO u zhvillua sot procesi i votimit për zgjedhjen e Zëvendës Kryetarit të kësaj Gjykate. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami.
Ndërmjet 2 kandidaturave, Irena Gjoka dhe Iliriana Olldashi, znj. Gjoka u zgjodh në pozicionin e zëvendëskryetares të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në bazë të ligjit ajo do të kryejë edhe detyrën e drejtueses së GJKKO-së pasi për momentin është vakant.
/a.r