Ish zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, njëherësh kandidate e LSI për Tiranën, ka shpërndarë sot në njësinë nr.10 në kryeqytet programin politik të kësaj force politike.
“Të gjithë, një zëri, plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI! Të mërzitur e zhgënjyer, ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime, si mision kombëtar”, shkruan Malaj dhe ndan fotot e takimeve në Tiranë.
Por, ish-deputetja e LSI nuk shpërndan vetëm programin e kësaj force politike. Në foto që ka publikuar vetë, ajo shihet me një qese me petulla në dorë, të cilat i shpërndan po ashtu.
“Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë”, shkruan Malaj ne rrjetin social!
Po deshe votat o Nora Malaj, fillo me thesin e miellit dhe nga 500 euro për votë, si dikur kur ishte Ilir Meta në krye.
Pse me një petull fitohet ?
Paska mbetur pa lekë Moniçka Kokëmeta ?
Pse moj me një petull i prishet mendja popullit ?
Kur kishim Ilir Metën, kryetar të LSI, na jepnit 500 euro për një votë.
Tani me një petull do të na gënjeni ?
Duhet thesi i miellit dhe 500 euro o Nora Malaj, si dikur me Kryetar Ilir Metën.
Turp me një petull.
Edhe qentë nuk i hanë petullat.
Hajde petulla, petulla pa pare,….
Turp o Nora Malaj, medemek akademike…
Turp.