Përdorimi i një ilaçi të zakonshëm për të trajtuar pacientët me koronavirus ka shpëtuar 22,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe deri në 1.4 milion në të gjithë botën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, shkruan Daily Mail.
Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbuluan se ilaçi, mund të ulë rrezikshmërinë e vdekjeve midis pacientëve më të sëmurë me një të tretën. Ilaçi u përdor për pacientët në repartet e spitalit anglez qershorin e kaluar.
Shefi ekzekutiv i NHS Sir Simon Stevens tha: ‘Falë punës së jashtëzakonshme të studiuesve tanë, stat dhe pacientëve të NHS, rreth një milion persona mund të kenë shpëtuar në të gjithë botën.
Muajin e kaluar u zbulua gjithashtu se ulte normat e vdekjes dhe shtrimit në spital kur kombinohet me ilaçin e artritit tocilizumab. Vetëm një dozë e ilaçit anti-inamator që përdoret normalisht për të trajtuar artritin, rrit në mënyrë dramatike shanset për mbijetesë të një pacienti, kur merret së bashku me deksametazonin.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se Britania e Madhe është ‘një forcë e klasit botëror në identikimin dhe përdorimin e trajtimeve që mund të shpëtojnë jetë’ si për pacientët në vend ashtu edhe për popullin në botë./ b.h