Ambasadori Soreca ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.
Soreca ka thënë se me Jozefa Gacek kanë diskutuar lidhur me përgatitjen për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.
“Takova ambasadoren Jozefa Gacek që drejton OSCE ODHIR në Shqipëri, në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit. Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti vëzhgimin e zgjedhjeve. Ora diplomatike do të vendoset si zakonisht dh Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin.” Shkruan Soreca.
g.kosovari