Albert Zaja, i cili u arrestua gjatë fundjavës si autor i dyshuar për vrasjes e Shkëlzen Kastratit, del sot para gjykatës së Fierit. Deri më tani, Zaja është i vetmi i arrestuar për ekzekutimin e Kastratit në Fier. Ai del në gjykatë për verifikim të kushteve të zbatimit të masës së sigurisë që i është dhënë në mungesë.
37-vjeçari Albert Zaja u arrestua të dielën nga forcat operacionale në banesën e tij në fshatin Larushkë të Niklës për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ky i fundit u ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Pas arrestimit, Zaja nuk ka thënë asgjë pa praninë e avokatit të tij.
g.kosovari