Gjoba e Bashkisë Tiranë për dëmet e shkaktuara në protestën e 8 Dhjetorit ka bërë që drejtuesit më të lartë të PD të përdorin një fjalor të ashpër dhe banal. Pas kreut demokrat i cili tha dje se në vend të 163 milionëve lekë gjobë do t’i çojë Veliajt një kastravec 163 mm, ka qenë kreu i grupit Parlamentar ai që ka shpërthyer në fyerje.
I pyetur nëse PD do të paguajë gjobën, Edi Paloka tha sot se “i thoni Erionit të sjellë mamin tek Partia Demokratike, se ajo merret me lekët”.
Pas kontatimit të dëmeve të shkaktuara nga protestuesit e PD më 8 dhjetor, e më pas përllogaritjes së tyre në vlerë monetare, Bashkia përmes një letre drejtuar PD, i ka kërkuar të paguajë një dëm prej 163 milionë lekësh të vjetra.