Ambasadorja e SHBA, në Tiranë Yuri Kim me anë të një postimi në profilin e saj në “Twitter” ka bërë një tjetër apel për mos përfshirjen e personave të inkriminuar në zgjedhje.
Ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike duke thënë se kjo parti dhe të tjera në vendin tonë “nuk duan në parlamentin shqiptar, dikë ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj”.
Në reagimin e saj Kim, u drejtohet partive të tjera ku ngre edhe disa pyetje “Nga se kanë frikë” A është “e dobishme” të heshtësh”, Përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”.
Ndërkohë postimi i Kim në “Twitter”, përfundon me një ripostim të Departamentit të Shtetit, për rastin Doshi.
“Shënojmë se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin E Shqipërisë dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan Kim.
g.kosovari