Tomini: Ja pse vendosën ekspertët tanë për vaksinën ruse

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur në “Open” në lidhje me vaksinën kineze dhe atë ruse.

Tomini tha se vaksinimi masiv të orienton drejt vaksinave të tjera, ndaj përveç Pfizer, ekspertët kanë vlerësuar mundësinë e marrjes së dozave të tjera nga Lindja. Ajo tha se fluksi i shtuar i infektimeve dhe mos marrja e sasisë së pretenduar nga vaksinat perëndimore hapi mundësitë për kanalet e tjera.

“Ndryshimi nuk është 180 gradë, se ishim fokusuar tek vaksinat e BE, siç ishin Pfizer dhe Moderna. Përpjekjet ishin që të vinin sa më shpejt. Por numri i rasteve filloi të ngrihej vrullshëm. Në shkurt patëm një rritje të kurbës. Dhe për këtë, komiteti i ekspertëve gjykuan edhe mundësinë për të hyrë edhe vaksina të tjera në vend. U bë një gjykim i mirë dhe prandaj vendosën të merreshin,” tha Tomini.

E pyetur përse ky vendim nuk u mor më parë, Tomini tha: “Më 27 dhjetor filloi dhe vaksinimi në botë, ne ishim në tratativa për marrjen e Pfizer. Në fillim nuk kishim mendje për vaksinat nga Lindja, pasi kishim synim 500 mijë vaksina nga Pfizer. Por kurrë nuk është hequr mundësia për marrjen e vaksinave të tjera. Duke filluar që nga protokollet e vlerësimit, evoluimi përkundrejt një vaksinimi masiv të orienton drejt kanaleve të tjera të komunikimit. Për të ulur intensitetin e madh të infektimit, kërkuam dhe kanale të tjera.”

Siparin e ardhjes të vaksinës ruse Sputnik, në vendin tonë e hapi një dhurim prej 10.000 flakonësh, dhuratë ardhur paraditen e të hënës nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com