Vaksina ruse Sputnik V ka nisur të përdoret që prej Gushtit të 2020 dhe është regjistruar në shumë vende. Kjo ka bërë që Komiteti i Këshillimor i Ekspertëve të marrë vendimin për ta sjellë edhe në Shqipëri për vaksinimin e popullatës.
Mirëpo edhe pse në asnjë vend nuk është raportuar ndonjë komplikacion në Sputnik V, ish-ministri i Sali Berishës ka paralajmëruar ‘gjëmën’. Madje as Emiratet e Bashkuara Arabe që na dhuruan nga seria e tyre 10 mijë vaksina.
Më konkretisht, Tritan Shehu, shprehet se ardhja e vaksinave ruse është në shkelje me sigurinë e ilaçeve. Ai ngre pyetjen se kush do të përgjigjet për komplikacionet e mundshme nga Sputnik V? Në fakt kjo pikëpyetje vlen edhe për medikamentin më të thjeshtë, për shembull për paracetamolin. Mirëpo Shehu vijon të vjellë vrer në statusin e tij në vend që të tregohet entuziat.
“Ai pasi u betua dhe përbetua së bashku me Komitetin e tij, se në Shqipëri do hyjnë vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Europiane, sot importon vaksinat ruse duke shkelur krejtësisht sigurinë medikamentoze” – thotë ish-ministri i Shëndetësisë referuar Ramës.
Në mënyrë të dyshimtë, Tritan Shehu kryeson listën e PD në Gjirokastër edhe pse komisioni Ruli-Nishani nuk e kualifikuan si kandidat. Sa i përket përgjegjësisë për vaksinat, Shehu të na thotë njëherë kush mbajti përgjegjësi për 1997-ën, meqenëse ishte protagonist i ngjarjeve në Lushnje.
/javanews/a.r