Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi kreu i qeverisë Edi Rama i quajti si ndërhyrje në fushatë takimet online të Bashës me eurokomisionerët.
Basha nënvizon se i duket i habishtshëm ky reagim i Ramës, duke shtuar se ai dhe PD bashkë me shqiptarët janë të vendosur për të çuar vendin drejt BE-së.
‘I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.
Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.’– shkruan Basha./ b.h
Po ku do ta çoshë o Lulush, ty vetëm gjumë fle.