Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet.
Ndërkohë me 94 vota pro Kuvendi ka miratuar kontratën me kompaninë “Bechtel international, Inc”, për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës me një vlerë prej 550 milionë euro.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që u miratua sot nga Kuvendi është akti normativ për vaksinat, që i lejon Shqipërisë marrjen e dozave nga çdo kompani e licencuar, duke përfshirë edhe ato ruse dhe kineze, me 95 vota pro./ b.h