Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153.
Me shumicë votash KAS pranoi anikimin e bërë nga selia blu, duke rikthyer kësisoj në garë kandidatët e skualifikuar.
Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sjellim në vëmendje PD u ankua në KAS pasi KQZ vendosi t’u heqë dhjetëra kandidatë nga lista. PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153.
Kundër vendimit të marrë sot nga KAS mund të bëhet ankimim në Kolegj brenda 5 ditëve. Më herët, në argumentet e paraqitura Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso do të shprehej se:
“Komisoneri ka shkurtuar listën, kjo vendimmarrje është në kundërshtim me ligjin, nuk ka dispozita ndonjë limit maksimal të kandidaturave, por në këndvështrimin tonë përmban një numër minimal kandidaturash, kemi kundërshtuar gjetjen e komisionerit dhe në radhë të dytë kemi kundërshtuar veprimin e tij në interpretim dhe zbatim të kësaj dispozite me reduktimin e listës, që nuk është e shkruar në asnjë dispozitë”.
Ndërkaq përfaqësuesi për çështjet Zgjedhore i Partisë Socialiste kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së./ b.h