Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë seancës së sotme plenare foli 10 projektligjet e Reformësn në Drejtësi.
Sipas ministres Gjonaj, këto projektligje synojnë që të rrisin efektshmërinë e sistemit të drejtësisë.
‘Synojnë rritjen e efektshmërisë të sistemit të drejtësisë. Këto 10 ligje janë rezultat i një pune gati 7 mujore. Sollën një adresim mjaft të mirë ndërmjet masave administrative. Gjatë hartimit të paketës ligjore, kemi punuar bashkërisht me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe dakordësuar me institucione ndërkombëtare.
Pavarësisht se janë 10 projektligje pjesë e kësaj pakete, kjo ka vetëm një qëllim rritjen e eficencës të sistemit të ri të drejtësisë. Ne sigurojmë që efektet e sistemi e ri të drejtësisë, marrja e një zgjidhje sa më të shpejtë nga qytetarët. Kjo do të sjellë përshpejtimin e çështjeve në këto gjykata. Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve.’- tha Gjonaj. / b.h