Në shtator të vitit 2019 KLGJ me vendimin nr 172 hapi garën për anëtarin e katërt nga radhët e jo gjyqësorit. Gara u mbyll në datën 21.09.2019.
Në këtë garë kandiduan 4 kandidatë nga të cilët mbeti i vetëm kandidati Darjel Sina. Kandidatja Kestrina Katro u rrëzua nga KLGJ dhe me pas me vendim të formës së prerë në dt 21.02.2020 nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë.
Me vendimin nr 560 i dt 13.11.2020 KLGJ kualifikoi kandidatin Darjel Sina dhe filloi pikëzimin e tij. Sot 19 muaj nga fillimi i garës dhe 5 muaj nga kualifikimi ligjor i Sinës KLGJ nuk ndërmerr hapin final atë të pikëzimit të kandidatit për të përmbyllur këtë garë qesharake.
Sina është kandidat i vetëm. Mësohet se ai ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës dhe pikët nga relatori i tij janë dorëzuar në 3.3.2021 pranë anëtarëve të tjerë. Pikëzimi i 3 kandidatëve jo gjyqtarë ka ndodhur për më pak kohë.
Zotërinjtë Sadushi, Panda dhe Pupe janë kualifikuar në 12.11.2019 dhe pikëzimi i tyre është bërë në datën 26.02.2020. Pra një kohë më e shkurtër për 3 kandidatë…