Lideri i ISIS, Abu Bekr Al Bagdadi, ndodhet në qytetin Sirte të Libisë.Kjo është bërë e ditur nga agjensia iraniane e lajmeve Fars. Agjensia shkruan se Al Bagdadi ka arritur në Libi përmes Turqisë ku ishte dërguar fillimisht për të mjekuar plagët e shkaktuara nga një bombardim iraken.
Por këtë gjë e ka mohuar ministri i jashtëm Rus Sergei Lavrov, që ka thënë se nuk është në dijeni të vendqëndrimit të Al Bagdadit.
Qyteti Sirte ku mendohet se po qëndron lideri i ISIS, përflitet se do të shndërrohet në kryeqytetin e ri të shtetit islamik pas bombardimit të Rakës në Irak. Fars shkruan se shumë luftëtarë të ISIS nga shtete të ndryshme po vijnë në Sirte.