Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të martë, për të miratuar Aktin Normativ, për dhënien e autorizimit të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinave, me qëllim sigurimin e sa më shumë dozash vaksinash anti-COVID.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 30% e mësuesve, duke shtuar se po vijon vaksinimi me personat mbi 80 vjeç dhe grupet e tjera të riskut.
Objektivi sipas Manastirliut është që të vaksinohen në një ditë të paktën 15 mijë persona.
“Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 90 mijë vaksina të cilat janë të llojeve të ndryshme duke përfshirë vaksinën ‘Pfizer’ me të cilët kemi një kontratë prej 500 mijë dozazh. Nga Covax pritet të kemi edhe sasinë ekzakte të lëvrimit gjatë muajit prill.
Të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për të arritur vaksinimin masiv. Dua të them se miratimi i këtij akti është një ndër hapat konkret dhe pozitiv që po ndodh. Tashmë kemi të dhëna dhe publikime shkencore. Është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave që të kemi akses dhe të nisim vaksinimin masive. Po vaksinojmë sipas një plani shumë të mirë. Objektivi është të vijojmë shtrirjen e vaksinimit. Po punojmë që kapacitete tona t’i kemi të përgatitura. Të kemi mundësi të vaksinojmë nga 10 mijë deri mbi 15 mijë vaksinime në ditë ky është objektivi jonë.
Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë brryllash dhe sigurimi i vaksinave është një përpjekje e vërtetë e vështirë për vendet e rajonit dhe në botë, ndaj dhe qeveria shqiptare është angazhuar që nëpërmjet të gjithë burimeve të sigurojë vaksina. Ndaj akti normativ është dhënia e lejes për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve me distributor të autorizuar në mënyrë që të vijojmë këtë proces jetik për vaksinimin në të gjithë vendin. Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave përgjatë 2021. Ka shumë vështirësi pasi aksesi në vaksinë për arsye të mungesës në treg, bëhet i vështirë. Vështirësi hasen të gjithë botë, besoj e ka rëndësi për të theksuar se nr i shteteve të BE-së që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë është rritur ndjeshëm. Gjermania dhe Italia janë shprehur qartë së do të hedhin vështrimin edhe ndaj vaksinës rusë. Ky akt normativ është një tjetër hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta.’- tha Manastirliu.
g.kosovari