Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon që në rendin e ditës së sotme në Kuvend të futen 10 projektligje.
Në projektligjet që lexoi Balla kanë të bëjnë me rolin e gjyqësorit në Shqipëri, nga Kodi Penal, tek Policia Gjyqësore, funksionimi i prokurorisë apo Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij këto projektligje janë diskutuar e miratuar më parë në Komisionin e Ligjeve dhe ndihmojnë në ecjen para të Reformës në Drejtësi.
‘’Bazuar në nenin 31 të rregullores, ku bëhet fjalë për ndryshim të rendit të ditës. Duke thënë që Komisioni i Ligjeve ka përfunduar raportin ditën e premte, do kërkoja që në rendin e ditës të përfshihen dhe 10 projektligjet e propozuara dhe po i citoj.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në
1 Kodin e Procedurës Penale,
2 Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë
3 Kodi i Procedurës Civile në Republikën e Shqipërisë
4 Kodi Penal,
5 Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
6 Funksionimi i Policisë Gjyqësore,
8 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroëve,
9 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Repubikën e Shqipërisë
10 Për organizimin dhe funksionimin e GJykatës Kushtetuese.
Janë diskutuar dhe miratuar, janë ndryshime që rrisin efektivitetin dhe ndihmojnë ecjen para të Reformës në Drejëtsi. Besoj të gjithë janë dakord për t’i kaluar për shqyrtim në seancë plenare.’’- tha Balla.
g.kosovari